Dy temat kundërshtuese në mitingun e madh të popullit të Vuçiçit në Beograd

0%

Sot, më , në vigjilie të ditës së Vidovdanit, Vuçiq në Beograd do të mbajë miting të madh gjithpopullor serb, me sloganin ‘’Serbia – një familje’’. Serbia – një familje, le të mbetet, le të jetë.

Kjo tingëllon bukur dhe ka kuptimin brenda kufijve të sotëm të saj, e cila për momentin nuk është e rrezikuar, ani që ajo e tëra fle në tokat shqiptare të pushtura herë pas here me ndihmën e Rusisë, me ndihmën e shteteve perëndimore e të fuqive të mëdha si dhe me lejen e përkrahjen e Perandorisë Otomane, ka ardhur deri këtu ku është sot. Edhe serbët e dinë se janë të ardhur në Ballkan.

Këtë, madje ne e kemi mësuar që në shkollën fillore me titullin : Dyndjaet sllave drejt Ballkanit, e këtë e dinë edhe ata vetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas paralajmërimeve të Vuçiqit, në atë tubim do të prezantohen qëllimet, synimet, programi dhe platforma politike për të ardhmen e Serbisë?! • Ruajtja e paqes dhe stabilitetit • Ruajtja e Kosovës Sipas paralajmërimit të fjalës të Vuçiqit në miting dhe temave të paraqitura për këtë që quhet si një lloj referendumi, dy tema janë kundër njëra-tjetrës.

Tema : Ta ruajmë paqen, si temë normal se është plotësisht e pranueshme. Por, sa punon, sa vepron e sa është Vuçiq për ruajtjen e paqes, është diçka krejt tjetër, e cila nuk i shitet më as tek vendorët e as tek ndërkombëtarët. Jo, sepse ai është bashkëpuntori i ngushtë i Millosheviqit, prej idesë së të cilit nuk ka hequr dorë as sot dhe as që e ka ndërmend të heqë dorë.

Vuçiqi është një intrigant, një mashtrues që ka dalë sot mbi sipërfaqe dhe këto i kuptohen lehtë. Vuçiqi flet si paqësor, por vepron në të kundërtën. Përse e themi këtë ? Këtë e themi sepse, deri sa ai në pikën e parë të temës së mitingut e ka RUAJTJEN E PAQES DHE STABILITETIT, ai nuk është as për paqe e as për stabilitet. Jo, sepse këtë e vërteton tema e dytë e tij: RUAJTJA E KOSOVËS!

Përse ai duhet ta ruajë Kosovën? Prej kujt duhet ta ruajë Kosovën? E kujt është Kosova? Çfraë ka të bëjë ai me Kosovën ? Si duhet të ruhet Kosova? Nuk ka më raujtje të Kosovës brenda Serbisë. Ajo ruhet vetë, ajo ruhet nga NATO që është në Kosovë. E më pas Kosova do të jetë në NATO, prandaj mos ëndërro. Kosova është e ruajtur, nuk ka prej kiujt ta ruajë Vuçiqi.

Mirëpo, me këtë «ruajtje» ai mendon ta sulmojë, pra të mos ketë paqe as në Serbi e as stabilitet, sipas temës së parë. Kosova është e atyre që jetojnë në të dhe ai nuk ka nevojë të përzihet fare për këtë. Ajo mbrohet nga vetë kosovarët brenda shtetit të Kosovës. Kosova ruhet kur sa më larg ka duart prej saj Vuçiqi.

Prej askujt tjetër nuk sheh rrezikun Kosova, prej asnjë shteti tjetër nuk sulmohet Kosoava. A, nuk e di Vuçiqi se në Kosovë është e pranishme NATO, prej kur u përzu Serbia nga Kosova, me ndihmën e së cilës u çlirua Kosova dhe shpëtoi nga gjenocidi ? Po, për ç’arsye NATO është e pranishme edhe sot e kësaj dite në Kosovë ? Krejt kjo bëhet në mbrojtje nga Serbia.

Nga Serbia e Vuçiqit «paqësor» e «stabilizues», sipas temës së parë. Çfarë mbetet të kuptohet me temën e dytë : RIUAJTJA E KOSOVËS ? A nuk lë të kuptohet që të sulmohet Kosova, të pushtohet Kosova ? A, kështu ruhet paqa e stabiliteti ? A nuk e merr me mend se me sulmin ndaj Kosovës, nuk do të ketë as Serbi? Vuçiq, me sulmin e Kosovës, do të sulmohet ashpër edhe Serbia.

Merr shembull sot në Rusinë që po sulmohet nga Ukraina. Prandaj, nëse vërtet je për paqe e stabilitet, duhet aurtomatikisht ta njohësh Pavarësinë e Kosovës, se ndryshe kot flet për paqe, kot flet për stabilitet.

Ti nuk je armatosur për të ruajtur paqen e stabilitetin ,ti je armatosur që ta prishësh paqen e stabilitetin në Ballkan, por kujdes se në radhë të parë do të digjesh ti vetë e mëpastaj edhe Serbia. Vërtet, po deshe Serbinë, duaje paqen dhe stabiulitetin!

Burimi: Bota Sot