Dy persona janë plagosur sot, më , dhe janë trajtuar në emergjencën e Ferizajt pasi janë sulmuar me thikë nga një i dyshuar në rrugën qendrore të Ferizajt “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit që është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt, ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj. “Ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore”- ka thënë ai.
Ai po ashtu e ka konfirmuar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Veseli për KALLXO.com ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
