Shpërndaje në: Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, ka thënë se produkteve me origjinë të qumështit të cilat vijnë nga jashtë u jepet gjithmonë më shumë hapësirë se atyre të cilat janë prodhim vendor.
Ai në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ka pasur në vazhdimësi probleme në tregun vendor të qumështit dhe secili problem i shteteve të rajonit ka reflektuar në Kosovë. Ka shtuar se pajisjet e të gjitha qumështoreve në vend janë pothuajse të reja. “Unë kam vizituar qumështore të ndryshme në vende të ndryshme dhe askund nuk kam gjetur vërejtje te qumështoret tona.
Saherë ka pasur hipërprodhim të qumështit në regjion, shteti ka intervenuar me subvencione tek fermerët dhe përpunuesit duke e subvencionuar edhe eksportin. Te ne nuk ka ndodhur kurrë. Por gjithmonë edhe kanë qenë të mirëseardhura produktet nga importet. Hapësirë më e mirë u është dhënë produkteve të importuara”, ka thënë ai.
Ka deklaruar se sa i përket cilësisë dhe kualitetit, janë 100 për qind të sigurt.
