Dua Lipa fton Lea Ypin në podcast, diskuton për historinë dhe

0%

Dua Lipa i ka kushtuar episodin e muajit korrik të podcastit të saj Service95 Book Club shkrimtares dhe filozofes shqiptare Lea Ypi , profesoreshë e Teorisë Politike në London School of Economics dhe autore e librit të vlerësuar ndërkombëtarisht Free: Coming of Age at the End of History , një rrëfim autobiografik mbi fëmijërinë e saj në Shqipëri gjatë rënies së regjimit komunist.

Gjatë bisedës, dyshja diskutuan kujtimet e Ypit të përshkruara në librin Free , duke reflektuar mbi përvojën e rritjes në një periudhë ndryshimesh të mëdha politike dhe mbi kuptimin e lirisë, mes premtimeve dhe kontradiktave që e shoqërojnë atë. Dua Lipa theksoi se historia e Shqipërisë nuk mund të trajtohet e ndarë nga zhvillimet e sotme.

Artistja shprehu shqetësimin për ndryshimet ligjore që, sipas saj, mund të lejojnë heqjen e mbrojtjes së zonave të mbrojtura pa zhvilluar konsultime publike, duke nënvizuar se është e rëndësishme të flitet edhe për realitetin aktual të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në podcast u diskutua gjithashtu për protestat politike që po zhvillohen në Shqipëri, me Dua Lipën dhe Lea Ypin që ndanë mendimet e tyre mbi sfidat e ndryshimeve politike dhe frymëzimin që, sipas tyre, vjen nga angazhimi qytetar për çështje me interes publik.

Burimi: Telegrafi