DKRS në Ferizaj ndalon hyrjen e automjeteve në fushat sportive pranë “Bill Clinton”

0%

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Komunën e Ferizajt ka vendosur masa të reja për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e hapësirave sportive, duke ndaluar hyrjen dhe parkimin e veturave dhe motoçikletave në fushat sportive pranë Pallatit të Sporteve “Bill Clinton”.

Sipas njoftimit, në hyrje të këtyre hapësirave janë vendosur barriera fizike, me qëllim që terrenet sportive të mbeten të lira dhe të sigurta për përdorim nga fëmijët, sportistët dhe qytetarët që i shfrytëzojnë për aktivitete rekreative dhe sportive.

“Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Ferizaj ka marrë masa për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e hapësirave sportive, duke ndaluar hyrjen dhe parkimin e veturave dhe motoçikletave në fushat sportive pranë Pallatit të Sporteve ‘Bill Clinton’”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Institucioni ka bërë të ditur se hyrja e automjeteve do të lejohet vetëm në raste të veçanta, gjatë organizimit të aktiviteteve apo ngjarjeve të mëdha sportive. Ndërkohë, DKRS ka paralajmëruar se çdo shkelje e këtij vendimi do të raportohet tek organet kompetente.

“Çdo shkelje e këtij vendimi do të raportohet te organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj kundërvajtësve”, thuhet më tej në njoftim. Në mesazhin e saj, drejtoria ka theksuar se hapësirat sportive u takojnë qytetarëve dhe jo automjeteve.

“Fushat sportive u takojnë fëmijëve dhe sportistëve, jo makinave”, thuhet në reagimin e DKRS-së. Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se përmes kësaj mase synon krijimin e një ambienti më të sigurt, më të rregullt dhe më funksional për të gjithë qytetarët, duke promovuar sportin dhe respektimin e hapësirave publike. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi