Disa të rinj me maska thyejnë xhamat e Komisariatit nr. 3, policia

0%

Protesta e të rinjve para Komisariatit nr. 3 është shoqëruar me disa incidente, teksa turma ka bërë thirrje për lirimin e shokëve të tyre të arrestuar dy ditë më parë para Parlamentit. Disa të rinj me maska kanë thyer xhamat e Komisariatit të Policisë nr. 3, ndërkohë që pjesa më e madhe e protestuesve ka bërë thirrje që të ndalonin provokimet.

Nga pamjet bie në sy fakti se vetëm disa persona kanë kryer thyerjen e xhamave, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve është distancuar nga këto veprime. Policia ka nxjerrë në vijën e parë FNSH-në, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe automjeti ujëhedhës, duke tentuar të shpërndajë turmën.

Disa nga aktivistët janë shprehur se protestuesit do të largohen drejt Sheshit Skënderbej, duke i cilësuar personat që kryen aktet vandale si militantë partiakë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot