Dren Ahmeti i bashkohet skuadrës së Dinamos së Ferizajt. Dinamovitët synojnë të janë më të kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë me synime që të luftojnë për kreun e tabelës. “FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Dren Ahmetin, i cili i bashkohet klubit tonë në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.
Dren Ahmeti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e FC Llapit, ndërsa tri vitet e fundit ka qenë pjesë e FC Vushtrrisë, ku është paraqitur me vazhdimësi dhe ka dhënë kontribut për skuadrën.
Me afrimin e Dren Ahmetit, FC Dinamo Ferizaj shton në repartin ofensiv një futbollist me cilësi, përvojë dhe potencial, i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave sportive të klubit”, ka njoftuar Dinamo.
