​Digjen kontejnerë në dy rrugë të Prishtinës, zjarri përfshin edhe dy

0%

Një zjarr ka përfshirë disa kontejnerë për mbeturina në Prishtinë, në rrugët “Simon Shiroka” dhe “Sylejman Vokshi”. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë përfshirë nga zjarri edhe dy vetura. Sipas informacioneve që ka marrë KosovaPress, njëra prej automjeteve i përket një personi me aftësi të kufizuara. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Burimi: Bota Sot