De Vrij pranë Panathinaikosit

0%

Mbrojtësi holandez Stefan de Vrij është shumë pranë transferimit te Panathinaikosi, duke i dhënë fund aventurës tetëvjeçare me Interin. Sipas raportimeve të Eindhovens Dagblad, 34-vjeçari do t’i bashkohet gjigantit grek si lojtar i lirë, ndërsa palët janë në fazën përfundimtare të negociatave dhe zyrtarizimi pritet të vijë së shpejti.

Ish-mbrojtësi i Feyenoordit ka zhvilluar mbi 300 ndeshje në Serie A me Lazion dhe Interin, ndërsa afrimi i tij konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për Panathinaikosin, i cili sezonin e kaluar e mbylli kampionatin grek në vendin e katërt, 20 pikë pas kampionit AEK.

Klubi nga Athina ka nisur një proces të thellë rindërtimi pas sezonit zhgënjyes, duke shkarkuar trajnerin Rafael Benitez dhe duke emëruar në vend të tij danezin 38-vjeçar Jacob Neestrup, i cili vjen pas një periudhe të suksesshme te FC Copenhagen. Neestrup kërkon të sjellë më shumë përvojë në repartin defensiv dhe e sheh De Vrij si liderin ideal të mbrojtjes së re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Te Panathinaikosi, mbrojtësi holandez do të gjejë edhe disa futbollistë me lidhje të forta me futbollin holandez, si sulmuesi Cyriel Dessers dhe mesfushori Tonny Vilhena. De Vrij largohet nga Interi me një palmares të pasur, ku fitoi tre tituj të Serie A, tre Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.

Panathinaikosi synon t’i japë fund pritjes 16-vjeçare për titullin kampion në Greqi, ndërsa javën e ardhshme skuadra do të udhëtojë në Holandë për fazën përgatitore, ku do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Ajaxit.

Holandezi nuk arriti të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 për shkak të një dëmtimi në ijë, por pritet të kryejë së shpejti vizitat mjekësore dhe t’i bashkohet skuadrës së re.

Burimi: Bota Sot