Çoba rikthehet në Shqipëri

0%

Mehdi Çoba është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Sulmuesi 26-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Drenicën në Superligën e Kosovës, për të nisur një rrugëtim të ri në Vlorë. Për Çobën ky është një rikthim në Shqipëri, pasi më herët ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë. Nga këta të fundit u largua në korrik të vitit 2025, kur u bashkua me Gjilanin në Kosovë.

Kujtojmë se kuqezinjtë dështuan në sezonin që lamë pas në “Abissnet Superiore”. Flamurtari e mbylli në vendin e fundit, duke rënë në Kategorinë e Parë, ku do të militojë edhe sezonin e ardhshëm.

NJOFTIMI: Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Mehdi Çoba, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. 26-vjeçari vjen për të forcuar repartin ofensiv të skuadrës, duke sjellë cilësi, energji dhe ambicie për objektivat e Flamurtarit. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Mehdi!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot