Çfarë i tha Messi pas ndeshjes? E zbulon Vozinha

0%

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar një moment emocionues që ka përjetuar me Lionel Messin pas ndeshjes ndaj Argjentinës, e cila i dha fund rrugëtimit të skuadrës së tij në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua nga Botërori, kombëtarja afrikane la përshtypje të mëdha me paraqitjen ndaj kampionëve në fuqi të botës, duke i rezistuar Argjentinës deri në vazhdime. Një nga figurat më të spikatura të këtij Botërori ishte pikërisht Vozinha, i cili zhvilloi paraqitje mbresëlënëse gjatë turneut.

Ai realizoi 18 pritje në katër ndeshje, ndërsa vetëm ndaj Argjentinës ndali disa raste të pastra shënimi, duke e mbajtur ekipin e tij në garë deri në fund. Pas përfundimit të takimit, portieri zbuloi se kishte një bisedë të veçantë me kapitenin argjentinas, Lionel Messi. Shkova te Messi pas ndeshjes. Ai më përqafoi dhe më tha: ‘Je i madh. Populli yt duhet të jetë krenar për ty’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishte diçka e pabesueshme për mua. Të dëgjosh fjalë të tilla nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë për mua”, ka deklaruar Vozinha, sipas La Tercera.. Ai tregoi se më pas e falënderoi yllin argjentinas dhe i kërkoi një kujtim nga kjo përballje. E falënderova dhe i thashë: ‘Faleminderit, Leo. Ti je më i miri’. Pastaj e pyeta nëse mund t’i ndërronim fanellat.

Leo më tha se do të ma jepte fanellën në tunel, pasi të përfundonte intervistën”, shtoi ai. Pavarësisht eliminimit, Vozinha kthehet në vendin e tij si një nga heronjtë e këtij Botërori. Portieri e mbylli turneun me një statistikë mbresëlënëse, duke pritur 78.3 për qind të goditjeve në portë, ndërsa u përball me gjithsej 74 goditje gjatë katër ndeshjeve.

Kepi i Gjelbër ishte një nga surprizat më të mëdha të Kampionatit Botëror, duke siguruar kualifikimin nga grupi përpara kombëtareve si Uruguai dhe Arabia Saudite, përpara se të zhvillonte një duel dinjitoz ndaj Argjentinës.

Burimi: Bota Sot