Shpërndaje në: Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se kryeprokurori i shtetit funksionin e tij e ka kryekëput menaxherial, duke shtuar se nuk ka funksion operativ në ndjekjen e rasteve në ngritjen e aktakuzave apo në zhvillimin e hetimeve. Ai ka thënë se kultura e ndëshkimit ka ekzistuar në përbërjen e kaluar të KPK-së.
Sipas tij, përbërja aktuale është krejtësisht pluraliste. “A e dini se çfarë qasje, e çfarë sjellje kanë pasur ndaj anëtarëve joprokuror që kanë ardhur nga ana e shoqërisë civile aty. Me muaj të tërë nuk u kanë dhënë as paga e as zyre. Përbërja e re nuk i ndjek ato zakone të së vjetrës. Fryma e punës në KPK sot është shumë më pluraliste.
Sot të gjithë ata që janë mund të pajtohen dhe të mos pajtohen”, ka thënë ai.
