Bruna si një yll prezanton këngën e re në duet

0%

Pas projektit ” Monoton” këngë e cila u prit mjaft mirë dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot, ajo ka ardhur me një tjetër super këngë. E kemi fjalën për këngëtaren simpatike Bruna Smulja ku këtë herë kënga vjen në duet me kolegun e saj Ronaldo Nuka.

Ky projekt pritet të shpërthejë në këto ditë të nxehta të verës duke u bërë një hit, pasi sjell mjaft ritëm dhe kombinim mjaft interesant dhe që në orët e para të publikimit ka nisur të pritet mjaft mirë. Producent i këngës është Venon Vibes, beat dhe mix master nga Donald Eski dhe me teskt nga Arben Gorezi dhe solo nga Arben Gorezi.

Dyshja në këtë duet duket që është përshtatur mjaft mirë qoftë me zëra por dhe vizualisht, e ku Bruna shkëlqen edhe me dukjen e saj në çdo detaj. Shtojeni listës së këngëve të kësaj vere edhe “Nuk t’pres” dhe do tu bëhet ritmi i ditës suaj ky super bashkëpunim. Klipin e këngës më të re ardhur nga Bruna mund ta ndiqni në linkun më poshtë duke klikuar.BS Bruna Smulja ft. Ronaldo Nuka

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot