I zhgënjyer se tentuan që ta fusnin në një shkëmbim, i cili do të dërgonte në Boston një lojtari si Giannis Antetokounmpo, Jalen Brown nuk mund të qëndronte kurrë duarkryq dhe ka kërkuar me ngulm që të largohej nga Celtics. Ditën e djeshme Boston dhe Philadelphia kanë finaluzuar shëkmbimin e vitit. Brown do të jetë një lojtar i 76ers ndërsa në Boston do të transferohet Paul George.
Ekipi i Celtics ka siguruar edhe katër zgjedhje në draft. Ta parën në 2028-ën dhe në 2031-in nëpërmjet Philadelphia-s. Gjithashtu Boston do të përfitojë edhe dy lojtarë zgjedhje të dyta në drsftin e 2028-ës (më e mira nga GSW/OKC/MIL) dhe 2030-ën (më e mira nga WAS/POR/PHX). Në ditët e fundit shumë skuadra të NBA kanë spostuar lojtarë të mëdhenj.
Brown në Phila nuk është lëvizja e vetme e bujshme. Pasi vetëm pak ditë më parë Giannis Antetokounmpo kaloi nga Milwaukee në Miami, Kawhi Leonard dhe Brandon Ingram ndryshuan ekip në aksin Toronto-Los Angeles ndërsa Ja Morant përfundoi në Portland pasi u shkëmbye nga Memphis..
