Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Brazilit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA duke u ankuar për arbitrin meksikan Cesar Arturo Ramos, ka shkruar të shtunën “BILD”. Federata braziliane kërkon nga FIFA që arbitri Cesar Arturo Ramos të mos drejtojë më ndeshje në pjesën e mbetur të Kupës së Botës.
Kjo ankesë vjen për shkak të një goli të anuluar të Vinicius Juniorit në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Skocisë, të enjten. Në minutën e 21-të të ndeshjes mes Brazilit dhe Skocisë, Vinicius Junior, fitoi topin ndaj Jack Hendryt dhe arriti të kalojë edhe portierin Angus Gunn, duke shënuar gol. Fillimisht arbitri Ramos e pranoi golin. Por më pas ndërhyri VAR-i.
Pas rishikimit të situatës, Ramos e anuloi golin për shkak të një faulli të dyshuar në fazën paraprake të aksionit. Brazilianët kanë vlerësuar se kontakti mes lojtarëve ishte shumë i lehtë dhe jo i mjaftueshëm për të ndërhyrë VAR-i, dhe se vendimi për të anuluar golin ishte i padrejtë.
Madje presidenti i Federatës së Brazilit, Samir Xaud, e kontaktoi menjëherë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, në lidhje me ankesën për arbitrin Ramos.
