Bota e futbollit i përkulet Messit

0%

Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje madhështore, duke bërë që e gjithë bota e futbollit t’i përkulet sërish talentit të tij të jashtëzakonshëm. Ylli argjentinas ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, duke realizuar tre gola në minutat 17, 60 dhe 76.

Kampionia e botës e nisi fuqishëm Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa kapiteni i saj tregoi edhe një herë se vazhdon të jetë vendimtar. Paraqitja e Messit shkaktoi reagime të shumta në gjithë botën e futbollit, nga trajnerë, rivalë, ish-lojtarë dhe tifozë.

I pari që foli me admirim ishte trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. “Nuk kam fjalë, është e pabesueshme. Çfarë mund të them për Leon? Messi do të jetë më i miri në histori përgjithmonë. Do të jetë shumë e vështirë që dikush ta arrijë ”, deklaroi Scaloni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një tjetër yll që reagoi shpejt ishte Erling Haaland, i cili vetë pati një ditë të shkëlqyer me dy gola në fitoren e Norvegjisë ndaj Irakut 4-1. Sulmuesi norvegjez iu bashkua valës së admirimit për Messin pas “hat-trick”-ut të argjentinasit. Ndërkohë, euforia për Messin nuk u ndal vetëm në Argjentinë.

Në Bangladesh, rreth 17 mijë kilometra larg, mijëra studentë dhe tifozë pushtuan ambientet e Daffodil International University për të festuar fitoren e Argjentinës dhe paraqitjen historike të kapitenit të saj. Edhe trajneri i Algjerisë, Vladimir Petkovic, nuk i kurseu fjalët e mëdha për Messin pas ndeshjes. “Klasi është i përhershëm.

Nuk po flasim për një futbollist të zakonshëm, por për një lojtar që ka fituar Topin e Artë shtatë apo tetë herë në karrierë”, u shpreh Petkovic. Me këtë paraqitje, Messi konfirmoi edhe një herë pse konsiderohet nga shumëkush si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Edhe në moshën 38-vjeçare, ai vazhdon të shkruajë histori dhe të mahnitë botën.

Burimi: Bota Sot