Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Uruguait u eliminua nga Botërori pasi e mbylli Grupin H në vendin e tretë me dy pikë. Uruguai u mposht nga Spanja me rezultat 1:0 në ndeshjen e xhiros së fundit, kurse goli i vetëm erdhi pas një gabimi të portierit Fernando Muslera, i cili më pas u zëvendësua për pjesën e dytë.
Në pjesën e dytë u largua edhe ylli i Real Madridit, Federico Valverde, një vendim që ngriti pikëpyetje te tifozët lidhur me arsyet e zëvendësimeve të dy prej lojtarëve kyç të skuadrës. Por selektori i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka shpjeguar arsyet pse i zëvendësoi Musleran dhe Valverden. “Jo, nuk e mora unë vendimin (për Musleran). Është një vendim që Muslera e mori vetë.
Valverden e zëvendësova me Federico Vinasin sepse doja të kisha një strategji më sulmuese”, u shpreh Bielsa, shkruan të shtunën “ESPN”. Uruguai në dy ndeshjet e para regjistroi dy barazime. Kjo nuk mjaftoi për të avancuar në fazën nokaut.
