Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 28–, të cilat hyjnë në fuqi nga ora dhe vlejnë deri të dielën dhe të hënën.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e reja janë: Nafta (dizel): 1.37 euro/litër, Benzina: 1.35 euro/litër dhe Gazi: 0.67 euro/litër Në krahasim me ditën e djeshme, ndryshim ka vetëm te benzina, e cila është shtrenjtuar për 1 cent, ndërsa çmimi i naftës dhe gazit ka mbetur i pandryshuar.
Çmimet përcaktohen në bazë të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, që monitoron lëvizjet në tregun ndërkombëtar të derivateve. Qytetarët mund të paraqesin ankesa apo sqarime në kontaktet zyrtare të ministrisë për mbrojtjen e konsumatorit.
