BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Në Prishtinë është mbajtur takimi vjetor i Komitetit Monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), i bashkëkryesuar nga koordinatori kombëtar për IPA-n, Florim Canolli, dhe Shefi i Njësisë për Kosovën dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, Jiri Plecity.

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Komisionit Evropian u fokusua në zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-s, si dhe në avancimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat horizontale dhe progresi i përgjithshëm në zbatimin e mbështetjes së BE-së në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë kriteret politike dhe ekonomike për integrim evropian. Fokus i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit, reformës së administratës publike, reformave strukturore, zhvillimit të sektorit privat, kapitalit njerëzor dhe shoqërisë gjithëpërfshirëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takim u shqyrtuan gjithashtu investimet e BE-së në Kosovë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC). Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit, monitorimit dhe përcjelljes efektive të asistencës së BE-së, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë për takimin.

E, Komisioni Evropian theksoi nevojën për zbatim në kohë të projekteve të dakorduara, në mënyrë që mbështetja e BE-së të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

U theksua gjithashtu se disa projekte kërkojnë veprime të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të siguruar realizimin e tyre dhe avancimin e reformave kyçe. “Kosova riafirmoi zotimin për monitorim të afërt të zbatimit të projekteve dhe vazhdimin e reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian”, përcolli ZKM.

Burimi: Koha