Banorët ankohen për gjendjen e rënduar të rrugës në Uglar

0%

Prej kohësh, rruga që lidh zonën e Uglarit me Bresjen në Fushë Kosovë vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të shumë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që e frekuentojnë çdo ditë këtë segment. Sipas banorëve, kjo rrugë, e dëmtuar dhe e lënë pa mirëmbajtje, po e vështirëson ndjeshëm qarkullimin dhe po rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Çdo ditë, qindra qytetarë kalojnë përmes kësaj rruge të dëmtuar dhe me gropa të shumta në Uglar të Fushë Kosovës. Sipas qytetarëve, kjo rrugë është mjaft e rëndësishme, pasi lidh qytetin me zonën me vendbanimin në Bresje.

Megjithatë, mungesa e mirëmbajtjes dhe mosrregullimi i saj thonë po e vështirësojnë qarkullimin, po rrit rrezikun në komunikacion si dhe po shkakton dëme të vazhdueshme në vetura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, nga Komuna e Fushë Kosovës njoftuan se kanë nënshkruar një memorandum me Ministrinë e Infrastrukturës dhe se janë në pritje të përfundimit të projektit, për të vazhduar më pas me inicimin e procedurave të prokurimit për rregullimin e rrugës.

Burimi: Bota Sot