AZHBR: Mbështetje deri në 500 mijë lekë për mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale

0%

Skema Kombëtare në Bujqësi për vitin 20026 ofron mbështetje deri në 500 mijë lekë për subjekt, për mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ftoi sot subjektet e interesuara të aplikojnë deri më 6 korrik për të përfituar mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve, makinerive dhe mjeteve bujqësore që kontribuojnë në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të fermës. Sipas AZHBR-së, masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të faturave tatimore.

“Përfitimi shkon deri në 500,000 lekë për subjekt dhe jo më pak se 50,000 lekë për subjekt”, bëri të ditur AZHBR. Aplikimet për masat direkte kryhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot