Arsimi nga Çegrani dhe Shkëndija e Haraçinës kanë barazuar 1:1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin e qytetit në Gostivar. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Arsimi kaloi në epërsi falë golit të Gligorovit. Ndërsa Shkëndija e Haraçinës barazoi me anë të Demirit.
Kjo ishte ndeshja e parë kontrolluese për të dyja skuadrat në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Arsimi do të zhvillojë sezonin e dytë radhazi në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkëndija e Haraçinës do të debutojë.
