Shpërndaje në: Jurgen Klopp ka arritur marrëveshje për t’u bërë përzgjedhës i ri i Gjermanisë në futboll, ka konfirmuar BBC të shtunën. Ish-trajneri trajneri i Liverpoolit është takuar të premten me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Derisa Federata gjermane ka thënë se do të ketë bisedime tjera javën e ardhshme dhe arritje të marrëveshjes edhe me Red Bullin, ku Kloppi ishte përgjegjës për futboll që prej janarit të vitit 2025, është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i Kloppit. Kloppi do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin, i cili dha dorëheqje menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Kloppi është pajtuar për kontratë katërvjeçare dhe do të jetë puna e parë si trajner, qëkur u largua nga Liverpooli pas nëntë vjetësh, në verën e vitit 2024. Për Kloppin do të jetë hera e parë që e udhëheqë një përfaqësuese.
