Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj nënës së

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga ky rast nuk raportohet për të lënduar derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë. Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Burimi: Koha