Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar, nën dyshimin për veprën penale “Shtrëngim”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më në Ferizaj, ku i dyshuari, mashkull kosovar dyshohet se përmes rrjeteve sociale dhe duke përdorur llogari me emra të rremë, e ka kanosur një viktimë të mitur se do t’i publikojë foto intime të saj në internet.
Policia bën të ditur se më , i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
