Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën Kufitare në Stanqiq, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më , ndërsa i dyshuari kërkohej për veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari dyshohet se më , përmes një rrjeti social, ka kryer veprën penale për të cilën po hetohet. Mësohet se rasti lidhet me kërcënimin ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i bërë përmes një rrjeti social. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
