Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar një person, që dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në një argjendari në qendër të këtij qyteti. Sipas organit të hetuesisë, rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, sot rreth orës ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabitë në një argjentari në qendër të Gjilanit.” , thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe se brenda afateve kohore ky organ do të paraqesë masën për sigurimin e të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.
