Argjentina pranë marrëveshjes me Scalonin për zgjatje kontrate deri në 2031

0%

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij në stolin e kampionëve të botës. Sipas ESPN, Federata Argjentinase e Futbollit dhe tekniku 48-vjeçar kanë arritur një marrëveshje verbale për rinovimin e kontratës deri në vitin 2031.

Burimet bëjnë të ditur se palët janë dakordësuar për vazhdimin e bashkëpunimit para nisjes së Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, megjithatë firma zyrtare ende nuk është hedhur. Scaloni ka preferuar që çdo procedurë formale të përfundojë vetëm pasi të mbyllet turneu, pasi e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar te mbrojtja e titullit botëror.

Nëse marrëveshja finalizohet, Scaloni do të qëndrojë në krye të Argjentinës edhe për Kupën e Botës 2030, e cila do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, me ndeshjet inaugurale që do të luhen në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, sfida e së premtes ndaj Kepit të Gjelbër në fazën e 1/16 së finales do të jetë një tjetër moment historik për trajnerin, pasi do të regjistrojë ndeshjen e tij të 100-të në drejtimin e kombëtares. Që kur mori drejtimin e ekipit në vitin 2018, pas largimit të Jorge Sampaolit, Scaloni e ka rikthyer Argjentinën në majat e futbollit botëror.

Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar katër trofe të rëndësishëm: Kupën e Amerikës 2021, Kupën e Botës 2022 në Katar, Finalissima 2022 dhe Kupën e Amerikës 2024. Edhe në Botërorin 2026, Argjentina po vazhdon të tregojë formë të lartë, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë pas fitoreve ndaj Algjerisë, Austrisë dhe Jordanisë.

Nëse mposht Kepin e Gjelbër, skuadra e Scalonit do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Australisë dhe Egjiptit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com