Arbër Potoku i jep fund rrugëtimit të tij legjendar te Ballkani

0%

Pas tetë viteve, Arbër Potoku është larguar nga skuadra e Ballkanit. Potoku ishte pjesë e një rrugëtimi historik me Ballkanin, ku fitoi tre herë titullin e Kampionit të Kosovës, një herë fitues i Kupës dhe numëron dy trofe të Superkupës. Që nga gushti i vitit 2018, Arbëri bëri 263 paraqitje, 7 gola dhe 13 asistime, ai dha një kontribut të rëndësishëm në çdo etapë të ngritjes së Ballkanit.

Klubi suharekas e ka falendëruar Potokun për kontributin e tij gjatë k♪7tyre viteve. Postimi i plotë: Faleminderit për gjithçka, Arbër Potoku! Pas tetë vitesh të mbushura me suksese pafund, FC Ballkani falënderon Arbër Potokun për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën portokalli e zi.

Që nga gushti i vitit 2018, Arbëri ishte pjesë e rrugëtimit më të suksesshëm në historinë e klubit tonë. Me 263 paraqitje, 7 gola dhe 13 asistime, ai dha një kontribut të rëndësishëm në çdo etapë të ngritjes së Ballkanit. Së bashku festuam tre tituj kampioni radhazi (2022, 2023, 2024), fitimin e Kupës së Kosovës në vitin 2023, si dhe dy Superkupa në vitet 2022 dhe 2024.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arbër Potoku ishte gjithashtu pjesë e gjeneratës që shkroi historinë evropiane të FC Ballkanit, duke kontribuar në kualifikimin dhe pjesëmarrjen për dy sezone radhazi në grupet e UEFA Conference League, një arritje që do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit dhe futbollit kosovar. Faleminderit për besnikërinë dhe për çdo ndeshje të luajtur me zemër për ngjyrat e Ballkanit.

Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që të pret përpara. Gjithmonë pjesë e historisë sonë, Arbër!/I

Burimi: Bota Sot