Apelohet për kujdes, sot dita më e nxehtë e javës

0%

Shpërndaje në: Me temperatura deri në 38 gradë celsius sot pritet të jetë dita më e nxehtë e javës në Kosovë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të përsëritshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s. IHMK ka rekomanduar që personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët të shmangin ekspozimin në diell nga ora deri në , të konsumojnë sa më shumë lëngje si dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.

Sipas IHMK-së java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky ndryshim thuhet se do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Burimi: Koha