Ancelotti nuk e braktis Brazilin: Nga kjo humbje do të lindë një ekip

0%

Pavarësisht eliminimit të dhimbshëm 2-1 nga Norvegjia në 1/8 e finales së Kupës së Botës, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij. Tekniku italian e përshkroi humbjen si “të hidhur”, por theksoi se mbetet i motivuar për të vazhduar punën dhe për të udhëhequr rindërtimin e “Seleçao”-s në vitet e ardhshme.

“Për sa kohë që ndiej pasion, dua të vazhdoj ta bëj këtë punë. Duhet të mendojmë për gjithçka. Është e qartë se duhet të bëjmë ndryshime në mesfushë. Kemi nevojë për talente të reja dhe për lojtarë të nivelit të lartë që të mund ta ndihmojnë ekipin kombëtar në të ardhmen”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri 67-vjeçar, i cili ka kontratë me Brazilin deri në vitin 2030, pranoi se skuadra duhet të nisë një cikël të ri, sidomos pas largimit të disa figurave të rëndësishme, mes tyre edhe Casemiro, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Brazilit. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe të kërkojmë ide të reja, ashtu siç bëmë këtë vit. Ky është futbolli, ky është sporti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonjëherë duhet të përballesh me trishtimin dhe shijen e hidhur të humbjes. Jam mësuar me këtë. Do ta përdorim këtë humbje si karburant për një cikël të ri”, shtoi ai. Pavarësisht zhgënjimit të madh dhe eliminimit të hershëm, Ancelotti duket i vendosur të qëndrojë në krye të Brazilit dhe të ndërtojë një skuadër të re, me synimin për ta rikthyer “Seleçao”-n në majën e futbollit botëror.

Burimi: Telegrafi