Amir Lamaxhema, ish-futbollist dhe ish-gjyqtar i futbollit, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar lart kontributin e saj në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit. Lamaxhema theksoi se “Bota sot” ka qenë vazhdimisht pranë aktiviteteve sportive në Kosovë dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. “Urime përvjetorin e themelimit të ‘Bota sot’.
E vetmja gazetë që në kontinuitet kaq të gjatë i mbeti besnike raportimit të saktë dhe real të ngjarjeve sportive në vendin tonë dhe mbajti të informuar komunitetin sportiv” , ka uruar Lamaxhema.
