Alisson pas eliminimit të Brazilit: Të ngrihemi shpejt e të vazhdojmë

0%

“Duhet të ngrihemi shpejt dhe të vazhdojmë përpara”, është mesazhi i portierit të Brazilit, Alisson Becker, pas eliminimit të “Seleçaos” nga Kupa e Botës. Brazili është mposhtur nga Norvegjia në fazën nokaut me rezultat 2-1.

Gardiani brazilian ka pranuar zhgënjimin pas dështimit për të arritur objektivin e madh në turne, por ka bërë thirrje që skuadra të mos dorëzohet dhe të vazhdojë punën për të ardhmen. “Doja ta shkruaja këtë pas datës 19, si kampionë të botës! Por në një mënyrë, objektivi ynë i madh në këtë Kupë të Botës nuk ishte i mundur.

Menjëherë pas humbjes, ndjenja e zhgënjimit dhe trishtimit ishte e madhe, me shumë pyetje. Por vendosa të mos dorëzohem para kësaj ndjenje dhe të ngrihem shpejt” , ka shkruar Alisson në një postim në rrjetet sociale. Portieri i Brazilit ka krahasuar futbollin me jetën, duke theksuar se fitoret dhe humbjet janë pjesë e pandashme e rrugëtimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në këtë jetë, shija e gëzimit është një përzierje mes të ëmblës dhe të hidhurës. Ndonjëherë përjetojmë shijen e ëmbël të një fitoreje, e ndonjëherë shijen e hidhur të një disfate. Futbolli është shembulli perfekt i kësaj” , ka shtuar ai.

Alisson ka theksuar se gjatë gjithë Kampionatit Botëror ka punuar me përkushtim të madh dhe gjithmonë është munduar të japë maksimumin për fanellën e Brazilit. “Kalova çdo ditë të kësaj Kupe të Botës me përkushtim të madh, përqendrim dhe gjithmonë duke u përpjekur të jap më të mirën time” , ka shkruar portieri.

Ai ka falënderuar të gjithë tifozët që e mbështetën Brazilin dhe besuan te skuadra gjatë turneut. “Dua të falënderoj nga zemra secilin që na inkurajoi dhe besoi tek ne. Në këtë Kupë jam njëri nga miliona brazilianët me të njëjtat ndjenja dhe synime. Pashë një turmë të madhe dhe shpresoj që kjo ndjenjë të vazhdojë” , ka thënë Alisson.

Portieri i Brazilit ka premtuar se “Seleçao” do të vazhdojë luftën për ta fituar trofeun e gjashtë të Kupës së Botës. “Ne vazhdojmë kërkimin tonë për titullin e gjashtë”, ka thënë Alisson.

Burimi: Bota Sot