ktorja britanike Genevieve Chenneour, e njohur për rolin e Clare Livingston në serialin e njohur të Netflix, Bridgerton , ka folur hapur për një romancë pasionante që përjetoi së fundmi me një grua gjatë një udhëtimi pune në ishullin grek Mykonos. 28-vjeçarja rrëfeu se kjo përvojë i ndryshoi mënyrën se si i sheh gjërat dhe se, ndonëse nuk ishte diçka e planifikuar, kishte menduar për këtë për një kohë të gjatë.
“Nuk ishte në planet e mia, por kam menduar për këtë gjatë një pjese të madhe të jetës sime. Kam puthur edhe më parë vajza, por kjo ishte ndryshe”, u shpreh aktorja. Në një postim në rrjetet sociale, ish-anëtarja e ekipit kombëtar britanik të notit të sinkronizuar tregoi se kjo eksperiencë pati ndikim të madh tek ajo. “Ajo që ndodhi ma ndryshoi mënyrën si i shoh gjërat.
Fakti që arrita ta bëj një grua të ndihej në atë mënyrë, më dha një ndjenjë të papritur fuqie”, tha Chenneour. Megjithatë, pavarësisht kësaj romance, ajo theksoi se nuk ndien nevojën ta etiketojë apo ta përkufizojë seksualitetin e saj. Deklaratat e saj vijnë rreth një vit pasi aktorja u bë kryefjalë e mediave për një incident të dhunshëm në Londër.
Në një lokal të zinxhirit Joe & The Juice në Kensington High Street, ajo u përball me një grabitës 18-vjeçar, Zakariah Boulare, i cili tentoi t’i vidhte telefonin. Gjatë përleshjes, një person tjetër e kërcënoi me thikë. Në korrik të vitit 2025, Boulare u dënua me 22 muaj burg për tri akuza që përfshinin vjedhje dhe sulm fizik.
Gjatë incidentit, që ndodhi më , Genevieve pësoi tronditje në tru. Policia e Londrës hetoi edhe një 19-vjeçar tjetër të përfshirë në ngjarje, por ndaj tij nuk u ndërmorën masa të mëtejshme. Pas sulmit, Genevieve vendosi të largohej nga Londra dhe të kthehej të jetonte me nënën e saj, pasi nuk ndihej më e sigurt në kryeqytetin britanik.
Ajo tha se e shqetëson veçanërisht fakti që identiteti i personit që e kërcënoi me thikë nuk është bërë i ditur. “Nuk mund ta kuptoj si është e mundur që dikush që më kërcënoi me thikë të endet ende i lirë nëpër qytet”, u shpreh ajo. Aktorja pranoi gjithashtu se pasojat psikologjike të sulmit kanë qenë të rënda.
Ajo zhvilloi agorafobi të rëndë, shmangte transportin publik dhe, sa herë që detyrohej të shkonte në Londër për angazhime pune, preferonte të qëndronte në hotele. “Për shkak të traumës nuk mund të dilja nga shtëpia. Edhe kur dilja, doja të isha gjithmonë me dikë, por ndihesha sikur isha barrë për të tjerët.
Është një spirale shumë e errët në të cilën mund të humbasësh lehtësisht”, kishte deklaruar ajo në një intervistë për BBC.
