Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar për ngritje të aktakuzës ndaj gjashtë personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paaurotizuar të armëve”.
Në një njoftim të gjatë, Prokuroia ka bërë të ditur se ata këtë veprimtari ilegale e kanë ushtruar në Suharekë. Njëri nga gjashtë të dyshuarit, ka mbajtur pa autorizim edhe një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.
Prokurori i këtij rasti ka njoftuar se është sekuestruar mbi 700 gramë substancë narkotike, prej tyre 400 gramë marihuanë dhe 330 gramë kokainë, gjithashtu edhe pistoleta e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti. Përveç tyre janë sekuestruar edhe tri automjete të cilat thuhet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Për këto është bërë kërkesë edhe të konfiskohen.
Po ashtu, është propozuar edhe konfiskimi i 2,200 eurove dhe 500 frangave zvicerane, si dobi pasurore e përfituar nga veprat penale.
