Aksion i madh në Irak – deputetes i gjenden në shtëpi 57 milionë

0%

Gjatë një operacioni kundër korrupsionit në Irak, në shtëpinë e deputetes Hind al-Abbasi u gjetën 57 milionë dollarë kesh, 27 kilogramë ar i pastër dhe të brendshme prej ari Gjatë një aksioni kundër korrupsionit në Irak, autoritetet raportohet se kanë zbuluar një sasi të madhe parash dhe pasurie në pronën e deputetes irakiane Hind al-Abbasi.

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit në banesën e saj janë gjetur rreth 57 milionë dollarë amerikanë në para të gatshme, 27 kilogramë ar i pastër, si dhe një palë të brendshme të punuara me ar, shkruajnë mediat . Zbulimi është bërë në kuadër të një operacioni më të gjerë të autoriteteve irakiane kundër korrupsionit, i cili ka përfshirë hetime ndaj disa zyrtarëve dhe figurave politike.

Hind al-Abbasi, deputete në parlamentin irakian, është përfshirë në hetime lidhur me dyshime për pasuri të pajustifikuara, ndërsa autoritetet po vazhdojnë verifikimin e burimit të këtyre pasurive. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në Irak, një vend që prej vitesh përballet me probleme të theksuara të korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi