Aksident tragjik në Berat: Dy viktima dhe 15 të lënduar

0%

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas oficerit Perlat Vatoci, rreth orës është marrë njoftimi për aksidentin, ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me trafikndarësen, përpara se të dalë nga rruga.

Ai bëri të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas tij, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili raportohet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraprakisht dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin,” u shpreh oficeri Vatoci, duke shtuar se furgoni ishte i licencuar për linjën Berat–Tiranë dhe anasjelltas dhe po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit në momentin e aksidentit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi