Aksident në Tepelenë, makina përplas taksinë, lëndohet shoferi dhe

0%

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”. Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi, i drejtuar nga shtetasi K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i taksisë, K.

R., si edhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjet. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Burimi: Bota Sot