Aksident i frikshëm në Korçë

0%

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës në Korçë. Sipas korrespondentes së Top Channel, Dhorjela Çule, një automjet fillimisht është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur në rrugë. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar dëmtime.

Paraprakisht dyshohet se shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndërsa pritet që ky fakt të konfirmohet nga hetimet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Burimi: Bota Sot