Aeroplani i Brazilit kthehet në shtëpi vetëm me një lojtar të ekipit

0%

Një humbje tronditëse ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8-tës me rezultat 1-2 i dha fund papritur ëndrrës së Brazilit për të fituar Kupën e Botës, dhe pas eliminimit, kombëtarja praktikisht u shpërbë.

Lojtarëve iu dha pushim të dielën në mbrëmje dhe u nisën për në vende të ndryshme të botës, ndërsa në aeroplanin që fluturoi për në Rio de Janeiro, së bashku me pjesën tjetër të delegacionit, ishte vetëm një futbollist – mbrojtësi Danilo, shkruan gazeta AS . Të gjithë futbollistët që luajnë për klubet evropiane kanë filluar pushimet e tyre, shumë më herët se sa pritej.

Nga ana tjetër, ata që luajnë në kampionatin brazilian kanë marrë një javë pushim para se të kthehen në klubet e tyre dhe të rifillojnë garat e tyre vendase. 👤 Tan solo Danilo viajó hasta Rio de Janeiro, mientras que el resto de jugadores dieron inicio a sus vacaciones pic.twitter.com/TugyqiLOUH — Diario AS (@diarioas) July 8, 2026 Një kthim i pazakontë në atdhe Fakti që vetëm një lojtar shoqëroi pjesën tjetër të delegacionit në kthimin e tyre në Brazil tërhoqi vëmendje të madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Danilo është mbrojtës për Flamengon. Ai luajti për Santosin, Porton, Real Madridin, Manchester Cityn dhe Juventusin. Ai hyri në fushë në pushimin e pjesës së parë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës dhe luajti të gjitha katër ndeshjet e mbetura.

Së bashku me Danilon, në aeroplan udhëtonin edhe anëtarë të stafit të trajnerëve dhe stafit përgjegjës për funksione të ndryshme gjatë kampionatit. Ata fluturuan edhe me portierin Leo Nannetti, i cili nuk ishte në listë, por mori pjesë në çdo seancë stërvitore për të ndihmuar me aktivitetet.

Burimi: Telegrafi