Shpërndaje në: Aeroplani i Brazilit që fluturoi për në Rio de Janioero e kishte vetëm një futbollist, pos pjesës tjetër të stafit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Danilo, shkruan “AS”. Të gjithë futbollistët që luajnë për klubet evropiane kanë filluar pushimet, shumë më herët sesa pritej.
Nga ana tjetër, ata që luajnë në kampionatin brazilian kanë marrë një javë pushim para se të kthehen në klubet e tyre dhe të vazhdojnë të paraqiten në kampionat. Fakti që vetëm një lojtar shoqëroi pjesën tjetër të delegacionit në kthimin në shtëpi, tërhoqi vëmendje të madhe. Danilo 34-vjeçar është mbrojtës i Flamengos.
Ai luajti për Santosin, Porton, Realin, Manchester Cityn dhe Juventusin. Ai luajti në pesë ndeshjet e Kupës së Botës për Brazilin. Katër ndeshjet e fundit i kompletoi, kurse ndaj Marokut, në ndeshjen e parë, u paraqit në pjesën e dytë.
