Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar për projektin e gazit amerikan, duke thënë se debati nuk është për një projekt teknik, për një tubacion apo central energjetik, por është debat për sigurinë kombëtare të vendit.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA ka thënë se vendi po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.
“Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë.”- shkruan Vlora Çitaku, më .
Çitaku e cila ka fituar votat për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës ka thënë se luftërat moderne zhvillohen me energji, zinxhirë furnizimi, me kontroll mbi burimet strategjike dhe me aftësinë e një shteti për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga krizat.
Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendsoje, duke thënë se ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike. “Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike. Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Importet e energjisë po rriten nga viti në vit. Bizneset po dëmtohen.
Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më të papërballueshme. Ndërkohë, të gjitha vendet e rajonit po ndërtojnë lidhje të reja energjetike, po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre.”- shkroi ajo. Ajo ka shtuar se vetëm Kosova po mbetet jashtë dhe vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që SHBA e ka mbështetur vazhdimisht.
Sipas saj, partneriteti me SHBA-në, nuk matet me deklarata, por me vendime e projekte konkrete. “Koha e izolimit duhet të marrë fund. Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre.”- ka shkruar ajo. Albulena Haxhiu , Ushtruese e Detyrës së Presidentes, më ka folur po ashtu rreth projektit të gazit amerikan.
Para gazetarëve, ajo ka thënë se nuk i është mbyllur dera këtij projekti. “Kosova asnjëherë nuk i ka thënë jo projekteve që janë në të mirën e interesit publik, në të mirën e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Mirëpo, për tema të tilla duhet që të ketë diskutime serioze”- ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se janë të hapur për të diskutuar për këtë çështje dhe se ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur dhe po punon në këtë drejtim. “Le të ia japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale për këtë. Nëqoftëse Republika e Kosovës sheh një zgjidhje tjetër si një zgjidhje më e mirë, atëherë pse duhet që të kritikohet?
Pse duhet që qeveria apo institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane?”- ka thënë Haxhiu. Lëvizja Vetëvendosje që ka udhëhequr me Kosovën të paktën në pesë vitet e fundit, në planprogramin e saj zotohet për pavarësi energjetike dhe përballueshmëri të çmimeve të energjisë elektrike.
Kjo parti nuk ka premtuar ndërtimin e ndonjë centrali të ri, por rinovimin e termocentraleve ekzistuese, si dhe investimet në energji solare dhe atë të erës. Në programin e saj qeverisës, LVV parasheh investime në kapacitetet elektroenergjetike që bazohen në burime vendore, në sisteme të ngrohjes qendrore dhe në efiçiencë të energjisë.
Kjo parti ka premtuar trefishim të kapaciteteve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmes investimeve publike dhe përkrahjen e investimeve private. “Vetëm nga projektet të nisura tashmë, do të kemi së paku 305 Më kapacitete të erës dhe 250 Më kapacitete diellore, duke arritur që 20% e energjisë që konsumojmë të vijë nga burimet e pastra të energjisë.
Si rezultat i të gjitha këtyre investimeve, Kosova do të bëhet neto eksportuese e energjisë elektrike”. Për stabilitetin elektroenergjetik, LVV ka përmendur sistemin e baterive për ruajtjen e energjisë, me kapacitet 340 Mëh, që thuhet se do të mundësojë integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjet, si dhe do të kontribuojë në përballueshmërinë e çmimeve duke ulur kostot e shërbimeve ndihmëse.
Partia e udhëhequr nga Albin Kurti, ka premtuar gazifikim të qymyrit për prodhimin e energjisë, si dhe në të njëjtën kohë intensifikimin e bashkëpunimit për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta energjetike me Shqipërinë.
“Pas bashkimit të tregut të energjisë elektrike me Shqipërinë përmes Bursës Shqiptare të energjisë elektrike “ALPEX” në vitin 2024, do të vazhdojë integrimi rajonal i tregut, duke rritur likuiditetin e tregut dhe konkurrencën e transparencën në tregtimin e energjisë elektrike.
Paralelisht, do të bëhen përgatitjet për integrimin e Kosovës në tregun evropian të energjisë elektrike” – thuhet në programin qeverisës të Vetëvendosjes. Përveç investimeve në prodhim dhe gazifikim, Vetëvendosje ka premtuar investime edhe në ngrohje qendrore në të gjitha rajonet e Kosovës.
Ndërkaq, premtim i LDK-së ndryshe nga partitë e tjera, është ndërtimi i një centrali me gaz amerikan, me kapacitet prej 500 MË. Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK janë pro gazit amerikan.
Më , e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike.
Në një opinion, Prattipati tha se “së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah”. Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Në opinionin e saj, Prattipati tha se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji dhe citoi të dhënat e Doganës së Kosovës, se vendi ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje në katër vjetët e fundit. Këto të dhëna tregojnë një rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.
“Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, shkroi ajo.
Në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në shkurt në Uashington, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli tani në detyrë, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara, duke e përshkruar bashkëpunimin si “vendimtar” për një sektor të sigurt energjetik.
Për një vend si Kosova, ku rreth 90 % e energjisë elektrike prodhohet ende nga qymyri, dhe vetëm rreth 10 % vjen nga burime të ripërtëritshme si uji, era dhe dielli, gazi mund të shërbejë si alternativë për të thyer varësinë e thellë nga një burim i vetëm.
Por, gjatë javëve të fundit, kur SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor – për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon – Kosova nuk ka qenë pjesë e kësaj vale investimesh.
Në iniciativa të rëndësishme kanë hyrë: Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, përfshirë edhe në një projekt të madh për ndërtimin e një tubacioni gazi që synon ta shkëpusë Sarajevën nga furnizimet ruse. Prattipati i bëri thirrje Kosovës të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë.
Ajo paralajmëroi se “mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet”. Kurti dhe qeveria e tij janë akuzuar nga partitë opozitare për mospranim të projektit të gazit amerikan.
Ish-kryeministri i Kosovës, nëherësh deputeti i zgjedhur i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, më ka përsëritur thirrjen për reagim qytetar për çështjen e projektit të gazit amerikan. Në një shkrim në rrjete sociale, Hoti ka thënë se çështja e gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet.
Ai konsideron se ky projekt nuk është vetëm çështje e infrastrukturës apo energjisë, por është provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.
Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.”- ka shkruar Hoti, më . Më ishkryeministri kishte shkruar po ashtu për këtë çështje, me ç’rast kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe qeverinë e tij tashmë në detyrë për mospranimin e projektit të gazit amerikan.
Nga kritikat, nuk i kishte kursyer as opozitarët. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti kishte thënë se “nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është projekti i gazit [amerikan].” Ai kishte kritikuar edhe “disa opozitarë”, pa përmendur emra, që sipas tij e përdorën kauzën e gazit vetëm për përfitime elektorale “e tash po heshtin”.
Sipas tij, është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh.
“Por kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që në përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim”- ka Edhe kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, kishte hedhur kunja për “figura opozitare”, duke thënë se duhet të mendohet përtej karriges.
“Secili e ka kuptuar se tri palë zgjedhje u mbajtën jo për shkak të mospajtimeve: nëse duhet të prodhojmë apo të importojmë energji, jo sepse nuk u pajtuam për programe zhvillimore, por sepse tema qendrore u bë: kush ku do të ulet. Përfundimisht, është koha të mendojmë përtej karrigeve”- ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo tha se rezultati zgjedhor është edhe një mesazh për LDK-në, ”se duhet më shumë punë, më shumë seriozitet dhe më shumë përkushtim që të na shohin si zgjidhje.” Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar po ashtu Kurtin për refuzim të gazit amerikan. “Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës?
Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton.”- kishte shkruar Haradinaj më Kurti një ditë para zgjedhjeve, ka hedhur poshtë mundësinë që një infrastrukturë e gazit të lëngshëm amerikan të ndërtohet në Kosovë. Ai tha se një e tillë duhet të bëhet në Vlorë, e pastaj, nga aty gazi të transferohet si energji elektrike në Kosovë.
“Republika e Kosovës ka gatishmëri që të investojë në Terminalin në Vlorë dhe paramendojeni një situatë, kur për shembull, ne kemi një përqindje të aksioneve si Republikë e Kosovës në Terminalin në Vlorë.
Dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksionin prej 400 kilovolt që kemi me Shqipërinë ta sjellim tek ne”- ka thënë Kurti në një intervistë për “Nuk kemi nevojë ta sjellim në Kosovë. Ne e sjellim në Vlorë dhe nga Vlora e marrim.
Terminali në Vlorë mund të jetë një vend ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm i cili importohet – vjen nga jashtë”, thotë Kurti. Kosova, sipas tij, ka nevojë që qymyrin ta bëjë gaz, se sa ta blej gazin amerikan.
