Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “NINULLA”

0%

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “NINULLA” rikthehet me edicionin e tij të tretë, duke sjellë në Kosovë grupe folklorike nga vende të ndryshme të botës në një festë kushtuar këngës tradicionale dhe trashëgimisë kulturore.

I organizuar nga SKOFF, në partneritet me CIOFF®, partner zyrtar i UNESCO-s, festivali është kthyer në një platformë të rëndësishme për promovimin e kulturave dhe traditave të popujve të ndryshëm. Edicioni i sivjetmë do të zhvillohet në Gjilan, Ferizaj dhe Viti, me fokus të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e këngës folklorike tradicionale në formën e saj autentike.

Përmes performancave artistike dhe pjesëmarrjes së grupeve ndërkombëtare, festivali synon të forcojë dialogun kulturor dhe të promovojë trashëgiminë shpirtërore si një vlerë universale. Detajet Data: 1 – Koha: Nga ora Vendndodhja: Shtëpia e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, Viti (me aktivitete edhe në Gjilan dhe Ferizaj) Programi?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Programi i festivalit përfshin: Performanca nga grupe folklorike ndërkombëtare Prezantime të këngëve tradicionale në formën e tyre autentike Program artistik kushtuar trashëgimisë kulturore Aktivitete që promovojnë kulturën dhe traditat e popujve të ndryshëm Ceremoninë përmbyllëse të festivalit Në festival marrin pjesë grupe artistike nga vende të ndryshme të botës, të cilat kultivojnë dhe ruajnë këngën tradicionale folklorike.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë Për të njohur kultura dhe tradita nga vende të ndryshme të botës Për të përjetuar performanca autentike të këngës folklorike tradicionale Për të mbështetur ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore Për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë në një atmosferë festive Për të krijuar mundësi për shkëmbim kulturor dhe njohje me artistë ndërkombëtarë Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit: Hyrja në festival është falas.

Aktivitetet do të zhvillohen në Gjilan, Ferizaj dhe Viti , ndërsa programi qendror organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti. Kontakt: +383 44 710 960 skoffkosovo@gmail.com Facebook:

Burimi: Telegrafi