Të enjten është bërë publike lista e hendbollisteve të reja të përzgjedhura për NLB Kampin Veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në kamp marrin pjesë hendbolliste 14-vjeçare dhe më të reja. Ato i pret një program i ngjeshur me stërvitje dhe aktivitete të tjera që do t’u shërbejnë shumë për karrierën e mëtejme në hendboll.
Po ashtu në kamp do të ketë punë të veçantë me portierë të talentuar, që do të udhëhiqet nga trajnerë të portierëve. Pjesë e kampit do të jenë edhe hendbollistet e Kosovës U16. NLB Kampi Veror mbahet prej 29 qershorit deri më 5 korrik.
Këtë herë është vendosur që kampi të mbahet në “Loyola-Gymnasium” në Prizren, ku ofrohen kushte shumë të mira për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Lista e portiereve: Emri dhe Mbiemri Klubi Anesa Abazi KHF Vjosa Arigona Dervishaj KHF Istogu Artiola Gashi KHF Kastrioti Djellza Ademi KHF Vushtrria Ejona Neziri KHF Vjosa Ema Kelmendi KHF Besa Gresa Kastrati KHF Vëllaznimi Lejla Ademi KHF Samadrexha Lejla Jakupi KHF CLICK Lista e lojtareve: Lista Agnesa Polaca KHF Besa Ajana Rama KHF KEK-u Anika Shabani KHF Ulpiana Alea Bajrami KHF Prishtina Anila Emini KHF Vjosa Artira Rama KHF KEK-u Blerta Fazliu KHF Vushtrria Esra Abediji KHF CLICK Dua Salihu KHF Prishtina Erina Klinaku KHF Tereza Erjona Muhaxheri KHF Kastrioti Hana Aljimi KHF CLICK Hanë Luzha KHF Ferizaj Klea Dujaka KHF Vëllaznimi Leandra Musliu KHF Ulpiana Lorena Qevani KHF Vushtrria Lorena Sefa KHF Shqiponja Meka Basholli KHF Samadrexha Malika Krasniqi KHF Tereza Amela Ramadani KHF Ferizaj Medina Dinolli KHF Ferizaj Melika Morina KHF Tereza Melisa Arifi KHF Dukagjini Nina Miftari KHF Ferizaj Rita Prenaj KHF Dukagjini Tuana Halimi KHF Tereza Vlera Maloku KHF Samadrexha Eliza Mushkolaj KHF Jusuf Gërvalla
