Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Dy pjesëtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë janë përfshirë në një përleshje gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda stacionit, të mërkurën mbrëma. E Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre, tek ka shtuar se ndaj dy zyrtarëve policorë është inicuar rast për veprën penale “Sulm”.
“Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale Sulm”, u tha nga Inspektorati.
IPK shtoi se hetuesit po e trajtojnë rastin në procedurë të rregullt. “Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së, për KOHËN.
