Arrestohet 76-vjeçari që vrau me thikë të vëllain në Agonas të Kavajës. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku 76-vjeçari M. Rr., dhe vëllai i tij E. Rr., 74 vjeç ndodheshin në arë. Mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe gjatë përplasjes 76-vjeçari e ka goditur vëllain me mjet prerës. I plagosuri u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës. Njoftimi i Policisë: Arrestohet M.
Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç. Thika që dyshohet se u përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
