Helmimi i 60 studentëve/ Skënder Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë

0%

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë për të analizuar situatën e krijuar pas helmimit të 60 kursantëve. Mësohet se Hita ka qenë personalisht në ambientet e Akademisë së Sigurisë që në mesnatë, menjëherë pasi kursantët u dërguan në Repartin Infektiv të QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi që mund të rezultojë përgjegjës.

Burimi: Bota Sot