Kombëtarja e Kosovës U-18 sot në orën 14.30 do të përballet me Rumaninë U-18. Ndeshja është e vlefshme e Kampionatit Ballkanik në volejboll. Djelmoshat tanë premtojnë lojë e angazhim maksimal për rezultat sa më të mirë. “Sot nis rrugëtimi i Kombëtares së Kosovës U18 në Kampionatin Ballkanik!
Djemtë tanë zbresin në parket për sfidën e parë të turneut, me synimin për ta nisur garën në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Rumanisë”, thuhet nga FVK.
Burimi:
Bota Sot