Vinicius: Tani pres një dhuratë nga Ancelotti!

0%

Vinicius jr është pa dyshim njeriu i momentit te Brazili. Ai ka shënuar në të tria ndeshjet e grupit, duke qenë vendimtar për kreun. Pas dy golave që i shënoi Skocisë, lojtari i Real Madrid ka bërë edhe pak humor me trajnerin e tij, Carlo Ancelotti. “I kisha premtuar trajnerit Carlo Ancelotti se do të shënoja me kokë.

Më tha se është thuajse e pamundur dhe se do të më bënte një dhuratë, nëse do të ndodhte kështu. Tani po pres”, – u shpreh Vinicius jr. Sulmuesi anësor shënoi me kokë në fitoren 3-0 kundër Skocisë, që i dhuroi Brazilit vendin e parë në Grupin C . Tani pritet reagimi i trajnerit Ancelotti, i cili ka një raport shumë të mirë me Vinicius që nga koha kur drejtonte Real Madrid.

Ancelotti DHURATA

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot