E nokautoi kundërshtarin turk, Morina flet për fitoren

0%

Boksieri Rexhep Morina foli rreth triumfit në garën e fundit ndërkombëtare. Morina tha se përballë kundërshtarit të tij ka boksuar mençur. “E kam parë që është duke bërë gabim. Kam qenë shumë i përgatitur. Në rundin e katërt, 6 runde i kemi pasur, por në rundin e 4-të për fat të keq u dorëzua.

Nuk mundi më”, shtoi ai në studion e Orës 7 .Boksieri kosovar u shpreh se përgatitjet i zhvillon në bazë të kundërshtarëve. “Ka qenë jo vetëm kërkesë, por e kam pasur edhe si obligim të fitoj në vendin tim. Normalisht, ka qenë pak presion. Por, unë kur hyj në ring nuk mendoj më ”, theksoi Morina

Burimi: Bota Sot